Në lidhje - HDMI
Përpara se të lidhni kabllo ose pajisje të jashtme me televizorin, fillimisht verifikoni numrin e modelit të televizorit. Në pjesën e pasme të televizorit ndodhet ngjitësja që përmban numrin e modelit. Mënyra e lidhjes ndryshon në varësi të modelit.
Rekomandohen llojet e mëposhtme të kabllove HDMI: ●● Kabllo HDMI me shpejtësi të lartë
●● Kabllo HDMI me shpejtësi të lartë me Ethernet Kabllot HDMI kanë kërkesa të caktuara:
""
""
""
""
Përdorni kabllo HDMI me trashësi prej 14 mm e poshtë.
Përdorimi i kabllove të pacertifikuara HDMI mund të rezultojë në ekran të bardhë ose gabim në lidhje.
Disa kabllo dhe pajisje HDMI mund të mos përputhen me televizorin për shkak të specifikimeve të ndryshme HDMI.
Ky televizor nuk mbështet kanal HDMI Ethernet. Ethernet është një LAN (rrjet lokal) i krijuar me kabllo koaksiale të standardizuara nga IEEE.
Drejtojuni skemës dhe lidhni kabllon HDMI me folenë e daljes HDMI të pajisjes video dhe folenë e hyrjes HDMI të televizorit.
"" Numri i foleve dhe emrat e vendndodhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
Pasi të jetë bërë lidhja, do të mund të zgjidhni pajisjen e lidhur të jashtme me anë të butonit SOURCE.