Vendosja e lidhjes me valë me internetin
"" Mënyra e lidhjes ndryshon në varësi të modelit.
Lidhja e televizorit me internetin ju mundëson përdorimin e shërbimeve në internet dhe të funksioneve SMART dhe ju lejon përditësimin e softuerit të televizorit me shpejtësi dhe lehtësi nëpërmjet internetit.
Lidhja automatike me rrjetin me valë të internetit
Rrjeti > Cilësimet e rrjetit
Lidhni televizorin me internetin nëpërmjet një rrugëzuesi me valë. Sigurohuni se e keni kodin e sigurisë dhe SSID (emri) të rrugëzuesit me valë përpara se të provoni të lidheni. Kodi i sigurisë mund të gjendet në ekranin e konfigurimit të rrugëzuesit me valë.
1.Në ekranin Cilësimet e rrjetit, caktoni Lloji i rrjetit në Me valë. Televizori shfaq automatikisht listën e rrjeteve me valë të disponueshme.
2.Zgjidhni rrjetin (SSID). Nëse rrjeti që ju dëshironi nuk shfaqet në listë, zgjidhni Shto rrjetin dhe fusni manualisht
3.Futni kodin e sigurisë dhe zgjidhni Kryer. Nëse rrjeti i zgjedhur nuk e ka të aktivizuar sigurinë, televizori do të përpiqet të lidhet menjëherë.
4.Do të provohet lidhja me rrjetin. Pasi të jetë vendosur lidhja, televizori shfaq mesazhin e konfirmimit. Zgjidhni OK. Nëse përpjekja dështon, provoni përsëri ose lidhuni manualisht.