Lidhja me kompjuterin

Mund ta lidhni kompjuterin drejtpërdrejt me televizorin ose në rrjet për të parë ekranin e kompjuterit ose materialin në televizor. Lidhni kompjuterin me televizorin si më poshtë.

●● Lidhja nëpërmjet folesë HDMI

Mund ta lidhni kompjuterin me televizorin nëpërmjet kabllos HDMI për të shfaqur ekranin e kompjuterit në televizor.

●● Lidhja me folenë HDMI (DVI)

Mund të lidhni kompjuterin me televizorin duke lidhur folenë DVI të kompjuterit me folenë HDMI të televizorit me kabllon DVI-HDMI për të shfaqur ekranin e kompjuterit në televizor.

●● Lidhja nëpërmjet rrjetit në shtëpi

Hyni shpejt te skedarët e fotove, videove dhe muzikës të ruajtur në kompjuter duke lidhur televizorin dhe kompjuterin me një njëjtin rrugëzues ose AP.

Page 15
Image 15
Samsung UE32J5200AWXXH, UE40J5202AKXXH manual Lidhja me kompjuterin, Lidhja nëpërmjet folesë Hdmi, Lidhja me folenë Hdmi DVI