Përdormi i mausit
Pasi mausi USB të jetë lidhur me televizorin, në ekranin e televizorit shfaqet treguesi. Mund ta përdorni treguesin për të komanduar televizorin ashtu siç do të vepronit me kompjuterin.
●● Zgjedhja dhe ekzekutimi i një elementi
Klikoni me të majtën në maus.
●● Shfaqja e butonave të volumit, heshtjes dhe kanaleve
Zgjidhni ikonën e volumit/kanalit në ekran kur shikoni televizor. Përdorni butonat në ekran për të rregulluar volumin ose për të ndërruar kanalin.
"" Zgjidhni sërish ikonën e volumit/kanalit për të fshehur butonat.
●● Shfaqja e ikonave të shkurtoreve
Klikimi me të djathtën shfaq ikonat e shkurtoreve në ekran që të mund t'i përdorni me lehtësi funksionet e televizorit.
"" Ikonat e shkurtoreve mund të ndryshojnë në varësi të funksionit.
●● Shfaqja e menysë sipas kontekstit të përdorimit në Smart Hub
Në ekranin Smart Hub, navigoni te një element dhe mbani shtypur butonin majtas të mausit për 1 sekondë. Shfaqet menyja Opsionet që disponohet në artikullin e zgjedhur.
"" Menyja Opsionet varet nga konteksti.
●● Lëvizja e menysë së televizorit ose ekranit
Lëvizni rrotullën e mausit lart ose poshtë. Kjo e lëviz ekranin ose menynë e televizorit lart/poshtë.
●● Dalja nga menyja e televizorit ose funksioni
Klikoni në butonin X. Ky e mbyll menynë.
"" Butoni X shfaqet kur përdoret mausi. Klikimi një herë me të majtën kur përdorni një veçori shfaq butonin X.
Ndryshimi i mauseve Provo tani
Zgjidhni Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e mausit > Zgjidh mausin. Caktoni mausin që do të përdorni.
"" Nuk mund të përdoret më shumë se një maus në të njëjtën kohë.
Ndryshimi i butonave të mausit dhe shpejtësisë së shënjuesit Provo tani
Zgjidhni Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e mausit > Opsionet e mausit. Disponohen opsionet e mëposhtme: ●● Butoni kryesor
Zgjidhni cilin buton (majtas ose djathtas) do të përdorni për të zgjedhur dhe ekzekutuar elementet.
●● Shpejt. e treg.
Rregulloni shpejtësinë e lëvizjes së shënjuesit që shfaqet në ekran.