Vendosja e lidhjes kabllore me internetin
Lidhja e televizorit me internetin ju mundëson përdorimin e shërbimeve në internet dhe të funksioneve SMART dhe ju lejon përditësimin e softuerit të televizorit me shpejtësi dhe lehtësi nëpërmjet internetit.
Lidhja e kabllos LAN
Përdorimi i kabllos LAN.
"" Televizori nuk do të mund të lidhet me internetin nëse shpejtësia e rrjetit është nën 10 Mbps. "" Përdorni kabllo LAN të kategorisë 7 për të lidhur televizorin me pikëhyrjet e internetit.
Ka tre mënyra për të lidhur televizorin me internetin. Drejtojuni skemave dhe lidhni kabllon LAN me folenë LAN në pjesën e pasme të televizorit.
●● Modemi i jashtëm
●● ① Rrugëzues IP + ② Modem i jashtëm
●● Priza LAN në mur