Vendosja e orës dhe përdorimi i kohëmatësit

Vendosja e orës aktuale

Sistemi > Ora > Ora Provo tani

Caktojeni orën manualisht ose automatikisht. Pas caktimit të orës, mund të zgjidhni butonin INFO për të kontrolluar orën aktuale.

"" Ora duhet të rivendoset sa herë që shkëputet energjia.

Vendosja e orës duke përdorur informacionin e transmetimit dixhital

Sistemi > Ora > Ora > Regjim i orës Provo tani

Caktoni Regjim i orës Auto. Televizori shkarkon automatikisht orën e saktë nga një kanal dixhital. Për të aktivizuar këtë opsion, foleja e antenës së televizorit duhet të lidhet me daljen e antenës ose të kabllorit dhe duhet të jetë në marrje të transmetimeve dixhitale. Saktësia e informacionit të orës së marrë mund të luhatet në varësi të kanalit dhe të sinjalit. Nëse televizori është lidhur me dekoduesin ose me marrësin satelitor me anë të lidhjes HDMI ose Component, duhet ta vendosni orën manualisht.

"" Disponueshmëria varet nga zona dhe modeli specifik.

Shmangia kohore

Sistemi > Ora > Ora > Shmangia kohore Provo tani

Nëse ora e caktuar automatikisht është e pasaktë, mund ta zhvendosni orën me rritje 1-orëshe deri në -/+ 12 orë. Zgjidhni Sistemi > Ora > Ora > Shmangia kohore dhe zhvendoseni orën në orën e saktë.

"" Shmangia kohore rregullon orën nëpërmjet lidhjeve me rrjetin dhe disponohet vetëm nëse Regjim i orës caktohet në Auto dhe nëse televizori lidhet me internetin nëpërmjet rrjetit lokal.

"" Shmangia kohore e rregullon orën nëse televizori nuk arrin të marrë informacion nga sinjalet normale të transmetimit dixhital.

Vendosja manuale e orës

Caktoni orën manualisht. Caktoni Regjim i orës Manual dhe pastaj zgjidhni Vend. e orës për të dhënë orën dhe datën aktuale.

●● Vend. e orës: Caktoni Data aktuale dhe Ora.

●● Zona orare: Zgjidhni brezin tuaj orar.

"" Ky funksion disponohet vetëm kur Regjim i orës caktohet në Auto.

●● NO: Aktivizon ose çaktivizon funksionin e orës verore.

"" Ky funksion disponohet vetëm kur Regjim i orës caktohet në Auto.

●● GMT: Zgjedh brezin tuaj orar.

"" Mund ta përdorni këtë funksion kur Shteti caktohet tek Të tjera.

Page 98
Image 98
Samsung UE49J5202AKXXH manual Vendosja e orës dhe përdorimi i kohëmatësit, Vendosja e orës aktuale, Shmangia kohore