Lidhja me pajisjen celulare

Lidhni pajisjet celulare, si p.sh. telefonin inteligjent ose tabletën me televizorin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në rrjet të përbashkët dhe shfaqni ekranin e pajisjes celulare ose materialet në ekranin e televizorit. Lidhni pajisjet celulare me televizorin si më poshtë.

●● Lidhja me kabllon MHL në HDMI

Lidhni folenë USB të pajisjes celulare me folenë HDMI të televizorit me anë të kabllos MHL në HDMI për të parë ekranin e pajisjes celulare në televizor.

●● Ekrani i pajisjes celulare në televizor (Pasqyrimi i ekranit)

Lidhni me valë televizorin me pajisjen celulare me anë të funksionit të pasqyrimit për të parë ekranin e pajisjes celulare në televizor.

"" Ky opsion disponohet vetëm me pajisjet celulare që mbështesin pasqyrimin. "" Në varësi të softuerit në celularin tuaj.

●● Lidhja e pajisjeve celulare pa rrugëzues me valë (Wi-Fi Direkt)

Wi-Fi Direct mundëson lidhjen e televizorit me pajisje celulare pa rrugëzues ose AP. Hyni shpejt dhe luani skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisja e lidhur celulare në ekranin e televizorit.

"" Ky opsion disponohet vetëm me pajisjet celulare që mbështesin Wi-Fi Direct.

●● Lidhja nëpërmjet rrjetit në shtëpi

Shikoni/luani në televizor skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisja celulare e lidhur në të njëjtin rrugëzues ose AP si dhe televizori.

Page 19
Image 19
Samsung UE58J5202AKXXH, UE32J5200AWXXH, UE40J5202AKXXH manual Lidhja me pajisjen celulare, Lidhja me kabllon MHL në Hdmi