Në lidhje - Foleja HDMI

Përpara se të lidhni kabllo ose pajisje të jashtme me televizorin, fillimisht verifikoni numrin e modelit të televizorit. Në pjesën e pasme të televizorit ndodhet ngjitësja që përmban numrin e modelit. Mënyra e lidhjes ndryshon në varësi të modelit.

Për lidhje HDMI rekomandohet një nga llojet e mëposhtme të kabllove HDMI:

●●

●●

""

Kabllo HDMI me shpejtësi të lartë

Kabllo HDMI me shpejtësi të lartë me Ethernet

Përdorni kabllo HDMI me trashësi prej 14 mm e poshtë. Përdorimi i kabllove të pacertifikuara HDMI mund të rezultojë në ekran të bardhë ose gabim në lidhje.

"" Disa kabllo dhe pajisje HDMI mund të mos përputhen me televizorin për shkak të specifikimeve të ndryshme HDMI.

"" Ky televizor nuk mbështet kanal HDMI Ethernet. Ethernet është një LAN (rrjet lokal) i krijuar me kabllo koaksiale të standardizuara nga IEEE.

"" Disa kompjuterë nuk e mbështesin ndërfaqen HDMI, në varësi të specifikimeve të përshtatësit grafik. Në këtë rast, përdorni kabllo DVI në HDMI për të lidhur kompjuterin me televizorin.

Drejtojuni skemës dhe lidhni kabllon HDMI me folenë e daljes HDMI të pajisjes së jashtme video dhe folenë e hyrjes HDMI të televizorit.

Pasi të jetë bërë lidhja, do të mund të zgjidhni pajisjen e lidhur të jashtme me anë të butonit SOURCE.

Page 16
Image 16
Samsung UE40J5202AKXXH, UE32J5200AWXXH, UE48J5202AKXXH, UE49J5202AKXXH, UE58J5202AKXXH manual Në lidhje Foleja Hdmi