Lidhja e pajisjeve celulare pa rrugëzues me valë (Wi-Fi Direkt)

Rrjeti > Wi-Fi Direkt Provo tani

Wi-Fi Direct mundëson lidhjen e pajisjeve celulare drejtpërdrejt me televizorin nëpërmjet teknologjisë me valë. Pas lidhjes së pajisjes me televizorin me anë të Wi-Fi Direct, mund të shikoni/luani skedarë videosh, fotosh dhe muzike nga pajisja në televizor.

"" Pajisja celulare duhet të mbështesë Wi-Fi Direkt. Sigurohuni që pajisja celulare që doni të përdorni mbështet Wi-Fi Direkt.

1.Aktivizoni Wi-Fi Direkt në pajisjen celulare dhe më pas aktivizoni Wi-Fi Direkt. Televizori kërkon automatikisht listën e pajisjeve të disponueshme dhe e shfaq. Në pajisjen celulare shfaqet edhe emri i televizorit.

2.Zgjidhni pajisjen nga lista për të filluar lidhjen. Nëse bëhet një kërkesë për lidhje nga televizori, në pajisjen celulare shfaqet mesazhi i lejimit dhe anasjelltas.

3.Lejoni lidhjen. Kjo përfundon procesin e lidhjes.

Në lidhje - Rrjeti i shtëpisë

Shikoni/luani skedarë fotosh, videosh dhe muzike nga pajisja celulare në televizor.

1.Lidhni televizorin dhe pajisjen celulare në të njëjtin rrugëzues ose AP. Rrjeti i shtëpisë konfigurohet pas vendosjes së lidhjeve.

"" Rrjeti i shtëpisë mundëson ndarjen e materialeve ndërmjet televizorit, kompjuterëve dhe pajisjeve celulare të lidhura me të njëjtin rrugëzues me kabllo ose me valë.

2.Aktivizoni ndarjen e skedarëve në pajisjen celulare. Materialet e ndara të pajisjes celulare mund të shfaqen/ luhen në televizor.

"" Për sa kohë që ndarja e skedarëve është e aktivizuar, hyrja e paautorizuar mund të lejohet. Nëse hyrja tek të dhënat nuk kërkohet, çaktivizojeni ndarjen e skedarëve.