Shfaqja/fshehja e logos Samsung gjatë hapjes
Sistemi > Përgjith. > Log. e fillimit Provo tani
Përdoreni për të aktivizuar ose çaktivizuar shfaqjen e logos Samsung që shfaqet kur ndizet televizori.
Regjistrimi i televizori si pajisje e certifikuar nga DivX (Shikimi i filmave me pagesë në DivX)
Sistemi > Video sipas kërkesës DivX® Provo tani
Shikimi i filmave në DivX të mbrojtur nga DivX® DRM në televizor, fillimisht kërkon regjistrimin e televizorit si pajisje e certifikuar nga DivX.
DRM ("Menaxhimi i të drejtave dixhitale") është masë e sigurisë dixhitale e projektuar për të mbrojtur të drejtën e autorit. Mund të shikoni përmbajtje pa pagesë në DivX dhe të krijuar personalisht pa u regjistruar në televizor.
Vizitoni faqen e DivX (http://www.divx.com) dhe identifikohuni në llogarinë e përdoruesit përpara regjistrimit të televizorit si pajisje e certifikuar nga DivX. Nëse nuk keni llogari, krijoni një të tillë.
1.Zgjidhni Sistemi > Video sipas kërkesës DivX®. Në ekran shfaqet dritarja me kodin e regjistrimit.
2.Vizitoni faqen e internetit të DivX në kompjuter dhe klikoni [Regjistro pajisjen] nën [Mbështetja] nga menyja kryesore.
3.Jepni kodin e regjistrimit të shfaqur në ekranin e televizorit në fushën [Jepni kodin e regjistrimit].
4.Jepni emrin e televizorit në fushën [Emërto pajisjen] dhe zgjidhni [TJETËR].
5.Klikoni [SHKARKO] dhe ruani skedarin [pajisja_emri.divx].
6.Transferojeni skedarin [pajisja_emri.divx] nga kompjuteri në pajisje USB dhe më pas fusni pajisjen USB në televizor.
7.Luani skedarin [pajisja_emri.divx] në televizor për të regjistruar televizorin si pajisje të certifikuar nga DivX.