Ndryshimi dhe shtimi i të dhënave në Llogaria Samsung

Smart Hub > Llogaria Samsung

Mund ta menaxhoni Llogaria Samsung tuaj me anë të menysë Llogaria Samsung.

"" Për të ndryshuar të dhënat e llogarisë, duhet të identifikoheni në Llogaria Samsung.

1.Shkoni te Smart Hub > Llogaria Samsung dhe zgjidhni Redakto profilin.

2.Fusni fjalëkalimin dhe më pas zgjidhni Kryer. Shfaqet ekrani i modifikimit të profilit.

Ekrani i modifikimit të profilit ofron funksionet e mëposhtme.

●● Ndryshimi i figurës së profilit

Nëse zgjidhni Redakto foton e profilit në ekranin e identifikimit, mund të ndryshoni foton e profilit.

●● Zgjedhja e mënyrës së identifikimit të Llogaria Samsung për televizorin

Zgjidhni Met. e ident. në ekranin e identifikimit dhe zgjidhni mënyrën e identifikimit. Mund të përcaktoni mënyrën e identifikimit në televizor me Llogaria Samsung e ruajtur.

●● Caktimi i identifikimit automatik

Kontrolloni opsionin Më fut automatikisht nëse dëshironi të identifikoheni automatikisht në Smart Hub.

●● Futja e informacionit bazë të përdoruesit

Mund të fusni emrin, mbiemrin dhe datën tuaj të lindjes.

●● Marrja e emailit për shërbimet e Samsung

Mund të përcaktoni nëse dëshironi të merrni emaile rreth shërbimeve të Samsung. Përmban informacionet më të reja.

Fshirja e të gjitha llogarive Samsung nga televizori

Smart Hub > Llogaria Samsung > Hiq llogaritë nga televizori

Shkoni te Smart Hub > Llogaria Samsung dhe zgjidhni Hiq llogaritë nga televizori. Informacioni i fjalëkalimit dhe llogarisë i ruajtur në televizor fshihet dhe informacioni i llogarisë i çdo aplikacioni të lidhur fshihet gjithashtu.

"" Për ta fshirë informacionin e llogarisë, duhet të identifikoheni me Llogaria Samsung.

Page 46
Image 46
Samsung UE40J5202AKXXH, UE32J5200AWXXH Ndryshimi dhe shtimi i të dhënave në Llogaria Samsung, Smart Hub Llogaria Samsung