●● Adresat IP dinamike kundrejt atyre statike
Nëse rrjeti kërkon adresë IP dinamike, përdorni modem apo rrugëzues ADSL që mbështet protokollin e konfigurimit dinamik të pritësit (DHCP). Modemët dhe rrugëzuesit që mbështesin
Nëse rrjeti kërkon adresë IP statike, futni manualisht adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS gjatë konfigurimit të lidhjes me rrjetin. Për të marrë adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit (ISP).
Nëse rrjeti kërkon adresë IP statike, përdorni modem ADSL që mbështet
●● Eterneti
Eternet është një LAN (rrjet lokal) që përdor kabllo koaksiale të standardizuara nga IEEE.
●● Lidhja Component
Lidhjet Component përdoren kryesisht për konsolat e lojërave dhe transmetojnë sinjale video duke e ndarë në një sinjal ndriçimi (Y) dhe dy sinjale ngjyrash (Pb dhe Pr). Foleja ka shënimin [Component IN]_(Pr, Pb, Y) në pjesën e pasme të televizorit. Në disa pajisje ndonjëherë ka shënimin Cr, Cb, Y. Cb dhe Cr janë konvertimet dixhitale të sinjaleve Pb dhe Pr.
Foletë normalisht janë me kode me ngjyra të kuqe (R), blu (B) dhe jeshile (G) dhe ofrojnë cilësinë më të mirë të mundshme të figurës për një lidhje analoge.