Përdorimi i kohëmatësve

Përdorimi i Kohëm. i fik.

Sistemi > Ora > Kohëm. i fik. Provo tani

Kjo e fik televizorin automatikisht pas një periudhe të paracaktuar kohore. Zgjidhni Sistemi > Ora > Kohëm. i fik.. Kohëmatësin mund ta caktoni deri në 180 minuta, me hapa 30-minutëshe.

Ndezja e televizorit me anë të Kohëmat. i ndezjes

Sistemi > Ora > Kohëmat. i ndezjes Provo tani

Caktoni Kohëmatësin e ndezjes që ta ndizni televizorin automatikisht në një kohë të caktuar. Zgjidhni Sistemi > Ora

>Kohëmat. i ndezjes. Shfaqet dritarja e konfigurimit të kohëmatësit. Konfiguroni cilësimet vijuese:

"" Kohëmat. i ndezjes disponohet vetëm nëse është vendosur Ora.

●● Konfig.

Specifikoni datat dhe kohëzgjatjen. Përdorni Manual për të përcaktuar ditët e javës.

●● Ora

Caktoni orën e ndezjes automatike të televizorit.

●● Volumi

Specifikoni volumin kur ndizet televizori.

●● Burimi

Zgjidhni burimin e sinjalit nga lista. Specifikoni kanalin ose burimin që do të shfaqet kur ndizet televizori. Për të përcaktuar pajisje USB, duhet fillimisht të lidhni një pajisje USB në televizor. Për të luajtur media nga burim HDMI ose Component, si p.sh. nga luajtës për DVD ose Blu-ray, pajisja duhet të jetë ndezur paraprakisht dhe të luajë material media kur ndizet televizori.

Page 99
Image 99
Samsung UE58J5202AKXXH, UE32J5200AWXXH, UE40J5202AKXXH, UE48J5202AKXXH Përdorimi i kohëmatësve, Përdorimi i Kohëm. i fik