sigurisë i Informacioni

Informacioni i sigurisë

E gëzofshi makinën tuaj të re larëse Samsung! Ky manual përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me instalimin, përdorimin dhe kujdesin për pajisjen tuaj. Ju lutemi, kushtojini pak kohë leximit të këtij manuali për të përfituar plotësisht nga avantazhet dhe veçoritë e shumta të makinës suaj larëse.

Çfarë duhet të dini rreth udhëzimeve për sigurinë

Ju lutemi lexojeni këtë manual plotësisht për t'u siguruar që dini sesi të vini në punë në mënyrë të sigurt dhe me efikasitet veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes suaj të re. Ju lutemi, mbajeni manualin në një vend të sigurt afër pajisjes për referencë të mëvonshme. Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin që është projektuar, ashtu si përshkruhet në këtë manual udhëzimi. Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykimin e duhur, kujdes dhe vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim makinën tuaj larëse.

Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë disa modele, karakteristikat e makinës suaj larëse mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësime, kontaktoni pikën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacion në internet në adresën www. samsung.com.

Simbole të rëndësishme sigurie

Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit: VINI RE

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit, vdekje dhe/ose dëmtim të pasurisë.

KUJDES

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit dhe/ose dëmtim të pasurisë.

SHËNIM

Tregon që ka rrezik lëndimi të personit ose dëmtimi të pronës.

4  Shqip

Untitled-17 4

 

 

2017-06-27 ￿￿ 2:48:37