Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.

Mos i lani rrobat e ndotura me vajra, kremra ose locione që zakonisht gjendet në dyqane të kujdesit për lëkurën ose klinika të masazhit.

Kjo mund të bëjë që gomina të deformohet ose të sjellë rrjedhje uji.

Mos lini objekte metalike si paramanë ose karfica flokësh, ose zbardhues në kazan për periudha të gjata kohore.

Kjo mund të shkaktojë ndryshk në kazan.

Nëse në sipërfaqen e kazanit fillon të shfaqet ndryshk, përdorni një agjent pastrues (neutral) në sipërfaqe dhe përdorni një sfungjer për ta pastruar atë. Mos përdorni kurrë furçë metalike.

Mos përdorni direkt detergjent pastrimi kimik dhe mos lani, shpëlani ose shtrydhni rrobat e ndotura nga detergjenti i pastrimit kimik.

Kjo mund të shkaktojë djegie ose ndezje spontane për shkak të nxehtësisë së oksidimit të vajit.

Mos e përdorni ujin e pajisjeve të ftohjes/nxehjes së ujit.

Kjo mund të shkaktojë probleme me makinën larëse.

Mos përdorni sapun natyral për larje duarsh për makinën larëse.

Nëse ajo ngurtësohet dhe grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë probleme me produktin, çngjyrosje, ndryshk ose aroma të këqija.

Vendosini çorapet dhe sutjenat në rrjetën e larjes dhe lajini ato me rrobat e tjera.

Mos lani rroba të mëdha në rrjetën e larjes, si p.sh. shtresa.

Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë lëndim për shkak të dridhjeve anormale.

Mos përdorni detergjent të ngurtësuar.

Nëse ai grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë rrjedhje uji.

Sigurohuni se xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen janë të zbrazët.

Sendet e forta dhe të mprehta, si p.sh. monedhat, paramanat, gozhdët, vidhat ose gurët mund të shkaktojnë dëmtim të konsiderueshëm në pajisje.

Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha, ose objekte të tjera të rënda metalike.

Ndajini rrobat sipas ngjyrave, bazuar në qëndrueshmërinë e ngjyrave, dhe zgjidhni ciklin, temperaturën e ujit dhe funksionet e rekomanduara shtesë.

Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtim të tekstilit.

Bëni kujdes që të mos shkelni gishtat e fëmijëve kur mbyllni derën.

Përndryshe mund t'i lëndoni.

sigurisë i Informacioni

Shqip  11 

Untitled-17 11

 

 

2017-06-27 ￿￿ 2:48:37