Mirëmbajtja

Mbajeni makinën larëse të pastër për të evituar rënien e efikasitetit dhe për t'i ruajtur jetëgjatësinë.

Ekopastrim i kazanit

Kryejeni rregullisht këtë cikël për të pastruar kazanin dhe për të hequr bakteret.

1.ShtypniNdezje/Fikje për të ndezur makinën larëse.

2.Rrotulloni Zgjedhësi i ciklit për të zgjedhur ECO DRUM CLEAN (EKOPASTRIM I KAZANIT) .

3.Shtypni Fillo/Ndalo.

SHËNIM

Temperatura e ujit për ECO DRUM CLEAN (EKOPASTRIM I KAZANIT) caktohet në 70 °C dhe nuk mund të ndryshohet.

Rekomandohet ta ekzekutoni ciklin ECO DRUM CLEAN (EKOPASTRIM I KAZANIT) një herë çdo 40 larje.

KUJDES

Mos përdorni substanca pastrimi për larjen e kazanit. Mbetjet kimike në kazan mund të degradojnë performancën e larjes.

Kujtues për EKOPASTRIM I KAZANIT

Kujtuesi për ECO DRUM CLEAN (EKOPASTRIM I KAZANIT) shfaqet në ekranin kryesor një herë çdo 40 larje. Rekomandohet ta kryeni rregullisht ECO DRUM CLEAN (EKOPASTRIM I KAZANIT).

Kur e shihni për herë të parë këtë kujtues, mund ta shpërfillini për 6 larjet pasuese. Nga larja e 7-të, kujtuesi nuk shfaqet më. Megjithatë, ai shfaqet sërish në larjen e 40-të.

Mirëmbajtja

38  Shqip

Untitled-17 38

 

 

2017-06-27 ￿￿ 2:48:49