Smart Check

Për të aktivizuar këtë funksion, duhet së pari të shkarkoni aplikacionin "Samsung Smart Washer" në "Play Store" ose në "App Store" dhe ta instaloni në pajisje portative që ka funksion kamere.

Funksioni Smart Check është optimizuar për seritë "Galaxy" dhe "iPhone" (vetëm për modelet përkatëse).

1.Kur makina larëse gjen një problem për ta kontrolluar, në ekran shfaqet një kod informacioni. Për të hyrë në modalitetin Smart Check, shtypni dhe mbani njëherësh për 3 sekondaSpin (Centrifugim) dhe Options (Opsionet).

2.Makina larëse fillon procedurën e vetëdiagnostikimit dhe shfaq një kod informacioni nëse dikton problem.

3.Hapni aplikacionin "Samsung Smart Washer" në pajisjen portative dhe prekni Smart Check.

4.Vendoseni pajisjen portative pranë ekranit të makinës larëse në mënyrë që kamera e celularit inteligjent dhe makina larëse të jenë përballë njëra-tjetrës. Në vijim, kodi informues do të njihet automatikisht nga aplikacioni.

5.Kur kodi i informacionit njihet saktë, aplikacioni ofron informacion të detajuar rreth problemit me zgjidhjet përkatëse.

SHËNIM

Emri i funksionit, Smart Check, mund të ndryshojë në varësi të gjuhës.

Nëse ka dritë të fortë të pasqyruar mbi ekranin e makinës larëse, aplikacioni mund të mos e njohë kodin e informacionit.

Nëse aplikacioni nuk e njeh në vijim kodin Smart Check, jepni manualisht kodin informues në ekranin e aplikacionit.

Mirëmbajtja

Shqip  39 

Untitled-17 39

 

 

2017-06-27 ￿￿ 2:48:49