Pastrimi

Sipërfaqja e makinës larëse

Përdorni leckë të butë me detergjent shtëpie jogërryes. Mos spërkatni ujë mbi makinën larëse.

Filtri rrjetë

Pastrojeni filtrin rrjetë të zorrës së ujit, një ose dy herë në vit.

1. Fikeni makinën larëse dhe hiqeni nga priza.

2. Mbyllni rubinetin e ujit.

3. Lironi tubin dhe shkëputni zorrën e ujit nga mbrapa makinës larëse. Mbulojeni zorrën me një leckë për të evituar rrjedhjen e ujit.

4. Përdorni pinca për të tërhequr filtrin rrjetë nga valvula e hyrjes.

5. Futeni filtrin rrjetë thellë në ujë në mënyrë që të zhytet dhe pjesa me fije e bashkimit.

6. Thajeni tërësisht filtrin rrjetë në hije.

7. Rivendoseni filtrin rrjetë në valvulën e hyrjes dhe rilidheni zorrën e ujit me valvulën e hyrjes.

8. Hapni rubinetin e ujit.

SHËNIM

Nëse filtri rrjetë është i bllokuar, do të shfaqet kodi informues "4C" në ekran.

Shqip  41 

Mirëmbajtja

Untitled-17 41

 

 

2017-06-27 ￿￿ 2:48:50