SHQIP

Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Tregoni kujdes sidomos kur të nxehni gatime ose pije që përmbajnë alkool, pasi avujt e alkoolit mund të bien në kontakt me një pjesë të nxehtë të furrës.

Furra me mikrovalë është parashikuar të përdoret vetëm e vendosur mbi banak. Furra me mikrovalë nuk duhet vendosur në dollap. (Vetëm mbi banakun e kuzhinës.)

PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të përdorshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të tregoni kujdes për të shmangur prekjen e elementeve nxehëse. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur janë të mbikëqyrur vazhdimisht.

PARALAJMËRIM: Lërini fëmijët të përdorin furrën të pambikëqyrur vetëm kur janë dhënë udhëzimet e duhura, në mënyrë që fëmija të jetë në gjendje ta përdorë furrën në mënyrë të sigurt dhe të kuptojë rreziqet nga mospërdorimi në mënyrën e duhur.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri nëse janë të mbikëqyrur ose nëse u jepen udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijët të pambikëqyrur.

PARALAJMËRIM: Nëse gominat e derës janë të dëmtuara, furra nuk duhet të vihet në punë derisa të riparohet nga një person kompetent.

PARALAJMËRIM: Është e rrezikshme që një person, i cili nuk është kompetent, të kryejë riparime ose shërbime që kanë të bëjnë me heqjen e një kapaku i cili të mbron nga ekspozimi ndaj energjisë së mikrovalëve.

PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që të shmangni mundësinë e një goditjeje elektrike.

PARALAJMËRIM: Lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhet të nxehen në enë të vulosura, pasi ka mundësi të shpërthejnë.

PARALAJMËRIM: Pjesët e përdorshme mund të nxehen gjatë përdorimit. Mbajini larg fëmijët, për të shmangur djegiet.

PARALAJMËRIM: Nxehja me mikrovalë e pijeve, mund të rezultojë në vlim shpërthyes dhe me vonesë, prandaj dhe duhet treguar kujdes kur të mbahet ena; për të parandaluar këtë situatë, lini GJITHMONË një kohë qëndrimi prej 20 sekondash pasi të jetë fikur furra, në mënyrë që temperatura të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini gjatë nxehjes, nëse është e nevojshme dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes.

Në rast djegie, ndiqni udhëzimet për NDIHMËN E PARË:

Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të paktën 10 minuta.

Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.

Mos e lyeni me krem, vaj ose me locione.

Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Duhet të tregoni kujdes për të shmangur prekjen e elementeve nxehëse brenda në furrë.

PARALAJMËRIM: Përmbajtjet e biberonëve dhe vazot me ushqim për bebet, duhet të trazohen dhe të tunden si dhe të kontrollohet temperatura para se të konsumohen, për të shmangur djegiet;

Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri, nëse ata nuk janë në mbikëqyrje të drejtpërdrejtë ose nëse nuk janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person që mban përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Kjo furrë duhet të vendoset në drejtimin e duhur dhe me lartësi të tillë që lejon përdorimin e zgavrës dhe të zonës së kontrollit.

Para se ta përdorni furrën për herë të parë, ajo duhet të vihet në punë me ujë 10 minuta dhe më pas të përdoret.

Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë mënyrë që priza të jetë e disponueshme.

Nëse furra bën një zhurmë të çuditshme, vjen aromë djegieje ose nëse del tym, hiqeni spinën elektrike menjëherë dhe kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit.

gjatë procesit të pastrimit, sipërfaqja mund të nxehet më shumë se zakonisht dhe në këtë rast fëmijët duhen mbajtur larg. (Vetëm modeli me funksion pastrimi.)

Derdhjet e tepërta duhet të hiqen para se të bëhet pastrimi dhe enët që përmenden në manualin e pastrimit mund të lihen në furrë gjatë pastrimit. (Vetëm modeli me funksion pastrimi.)

6

GW711K-B_BOL_DE68-03895E_SQ.indd 6

2011-11-30 ￿￿ 7:06:31

Page 102
Image 102
Samsung GW713K/XET manual Shqip