Aplikacionet dhe veçoritë

Importimi i kontakteve

Shtoni kontakte duke i importuar nga memorie të tjera në pajisjen tuaj.

1 Hapni aplikacionin Kontaktet dhe shtypni Menaxho kontaktet Importo/Eksporto kontaktet IMPORTO.

2

3

4

Zgjidhni një vend ruajtjeje nga ku t'i importoni kontaktet.
Shënoni skedat VCF ose kontaktet për t'i importuar dhe shtypni KRYER.
Zgjidhni një vend ruajtjeje ku t'i ruani kontaktet dhe shtypni IMPORTO.

Sinkronizimi i kontakteve me llogaritë në internet

Sinkronizoni kontaktet e pajisjes suaj me kontaktet online të ruajtura në llogaritë tuaja në internet, si për shembull llogaria Samsung.

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Reja dhe llogaritë Llogaritë, zgjidhni një emër llogarie, zgjidhni llogarinë me të cilën doni të sinkronizoni dhe pastaj shtypni Kontaktet (llog. Samsung) ose Sinkronizo Kontaktet.

Kërkimi për kontakte

Hapni aplikacionin Kontaktet.
Përdorni një nga metodat e mëposhtme të kërkimit:
Rrëshqitni lart ose poshtë në listën e kontakteve.

Tërhiqeni një gisht përgjatë treguesit në anën e djathtë të listës së kontakteve ose rrëshqitni nëpër të me shpejtësi.

Shtypni në fushën e kërkimit në krye të listës së kontakteve dhe formoni kriterin e kërkimit.

Shtypni figurën e kontaktit ose shtypni emrin e kontaktit →Hollësi. Pastaj bëni një nga veprimet

emëposhtme:
: Shtoni në kontaktet e preferuar.
/ : Bëni një telefonatë me zë ose telefonatë video.
: Kompozoni një mesazh.
: Kompozoni një email.

81