Aplikacionet dhe veçoritë

Ekrani i shikimit mund të ndryshojë në varësi të metodës së shkrepjes dhe se cila kamerë po përdoret.

Kamera mbyllet automatikisht kur nuk përdoret.

Sigurohuni që lentja të mos dëmtohet ose ndotet. Përndryshe, pajisja mund të mos funksionojë mirë në disa regjime që kërkojnë rezolucione të larta.

Kamera e pajisjes suaj është e pajisur me një lente këndi të gjerë. Mund të ndodhë një turbullim i vogël në fotot ose videot me kënd të gjerë dhe kjo nuk tregon probleme me performancën e pajisjes.

Koha maksimale e regjistrimit mund të reduktohet kur regjistroni video me rezolucion të lartë.

Përdorimi i veçorive të fokusit dhe ekspozimit

Kyçja e fokusit (AF) dhe ekspozimit (AE)

Mund ta kyçni fokusin ose ekspozimin në një zonë të zgjedhur për të mos lejuar që kamera të rregullohet automatikisht sipas ndryshimeve në subjektet ose burimet e dritës.

Shtypni dhe mbani shtypur zonën për ta fokusuar, kuadroja AF/AE do të shfaqet në zonë dhe konfigurimet e fokusit dhe ekspozimit do të kyçen. Ky konfigurim qëndron i kyçur edhe pasi ta keni bërë foton.

Kjo veçori është e disponueshme vetëm në metodën Auto.

Ndarja e zonës së fokusit dhe zonës së ekspozimit

Mund ta kyçni fokusin dhe ekspozimin në një zonë të zgjedhur për të mos lejuar që kamera të rregullohet automatikisht sipas ndryshimeve në subjektet ose burimet e dritës. Në ekranin e shikimit, shtypni dhe mbani shtypur zonën ku doni të fokusoheni dhe pastaj tërhiqeni kuadron AF/AE në zonën e ekspozimit.

Kjo veçori është e disponueshme vetëm në metodën Pro.

93