Bazat
Kur pajisja nxehet shumë, veproni si më poshtë:
•Mbajeni pajisjen të përditësuar me softuerin më të fundit.
•Konfliktet midis aplikacioneve të hapura mund të bëjnë që pajisja të nxehet. Rindizeni pajisjen.
•Çaktivizoni veçoritë
•Mbyllni aplikacionet që rritin konsumin e baterisë ose që punojnë në sfond kur nuk i përdorni.
•Fshini skedat ose aplikacionet e papërdorura.
•Ulni ndriçimin e ekranit.
•Nëse pajisja nxehet tepër ose është e nxehtë për kohë të gjatë, mos e përdorni për njëfarë kohe. Nëse pajisja vazhdon të nxehet tepër, kontaktoni një Qendër Shërbimi Samsung.
Kufizimet e pajisjes kur pajisja nxehet tepër
Kur pajisja nxehet, veçoritë dhe performanca mund të jenë të kufizuara ose pajisja mund të fiket për t'u ftohur. Kjo veçori është e disponueshme vetëm në modelet e mbështetura.
•Nëse pajisja nxehet më shumë se zakonisht, do të shfaqet një mesazh për nxehjen e pajisjes. Për të ulur temperaturën e pajisjes, ndriçimi i ekranit dhe shpejtësia e performancës do të ulen dhe karikimi i baterisë do të ndalojë. Aplikacionet e hapura do të mbyllen dhe ju mund të jeni në gjendje të bëni vetëm telefonata emergjence derisa pajisja të ftohet.
•Nëse pajisja nxehet tepër ose qëndron e nxehtë për kohë të gjatë, do të shfaqet një mesazh fikjeje. Fikeni pajisjen dhe prisni derisa të ftohet.
8