
Cilësimet
Njohja e iridave të syve
Veçoria e njohjes së iridave të syve përdor karakteristika unike të iridave tuaja, si për shembull forma dhe struktura e tyre, për të përforcuar sigurinë e pajisjes suaj. Të dhënat e iridave të syve tuaj mund të përdoren për qëllime të ndryshme verifikimi. Pasi të keni regjistruar iridat e syve tuaj, mund ta vendosni pajisjen që të përdorë iridat tuaja për veçoritë e mëposhtme:
•Kyçja e ekranit
•Hyrje në ueb
•Verifiko llogarinë Samsung
•Folderi i sigurt
•Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
•Nëse përdorni iridat e syve si metodë për kyçjen e ekranit, iridat tuaja nuk mund të përdoren për ta hapur ekranin kur ndizni pajisjen. Për ta përdorur pajisjen, duhet të zhbllokoni ekranin duke përdorur një strukturë, PIN ose fjalëkalimin që vendosët kur regjistruat iridat. Bëni kujdes të mos e harroni strukturën,
•Nëse iridat tuaja nuk njihen, zhbllokojeni pajisjen duke përdorur strukturën,
Masat paraprake për përdorimin e njohjes së iridave
Para se të përdorni kamerën dhe
•Për t'i mbrojtur sytë, mbajeni ekranin të paktën 20 cm larg nga fytyra kur përdorni njohjen e iridave.
•Mos vendosni mbrojtës ekrani jozyrtarë (fletë mbrojtjeje privatësie, mbrojtës prej xhami të temperuar, etj.) në pajisjen tuaj.
•Mos e përdorni njohjen e iridave me foshnjat. Kjo mund të dëmtojë shikimin e tyre.
189