Aplikacionet dhe veçoritë
Përdorimi i materialeve të rekomanduara në Shtëpinë e Bixby
Kur hapni Shtëpinë e Bixby, mund të shikoni materialet që përditësohen shpesh si kartat e Bixby. Rrëshqitni lart ose poshtë për të parë kartat e Bixby.
Për shembull, gjatë rrugës për në zyrë në mëngjes, Shtëpia e Bixby do t'ju tregojë programin e ditës dhe do të luajë këngët tuaja të preferuara. Në mbrëmje, mund të vendosni alarmet, të shikoni aktivitetin ditor dhe të shikoni postimet e miqve tuaj.
Shikimi i kartave Bixby
Kontrollimi i alarmit të mëngjesit
Natën, Shtëpia e Bixby do të tregojë alarmin tuaj për mëngjesin e ardhshëm.
Mund të kontrolloni informacionet e alarmit tuaj. Gjithashtu mund ta ndryshoni alarmin duke shtypur kartën. Për ta fikur alarmin, shtypni çelësin pas alarmit për ta çaktivizuar.
72