Aplikacionet dhe veçoritë

Fokusi përzgjedhës

Përdorni efektin jashtë-fokusit për t'i bërë objektet e caktuara të veçohen në një foto.

1

2

3

4

5

6

Në listën e metodave të shkrepjes, shtypni Fokusi përzgjedhës.

Shtypni në figurën në ekranin e pamjes ku duhet të fokusohet kamera.

Shtypni për të bërë një foto.

Shtypni miniaturën e pamjes.

Shtypni dhe zgjidhni një nga të mëposhtmet:

Fokus afër: Bëjeni subjektin të dallohet dhe turbulloni sfondin rrotull subjektit.

Fokus larg: Turbulloni subjektin dhe bëjeni sfondin të dallohet rrotull subjektit. Kjo veçori është e disponueshme kur përdorni kamerën e pasme.

Fokus panoramik: Bëjeni subjektin dhe sfondin e tij të dallohen.

Shtypni RUAJ.

Rekomandohet që t'i poziciononi subjektet jo më shumë se 50 cm nga pajisja. Poziciononi subjektin që doni të fokusoni pranë pajisjes.

Kur bëni foto, sigurohuni që të ketë distancë të mjaftueshme midis subjektit dhe sfondit. Distanca duhet të jetë më shumë se tre herë sa distanca midis pajisjes dhe subjektit.

Mbajeni pajisjen pa lëvizur dhe qëndroni pa lëvizur kur bëni një foto.

Cilësia e fotove të bëra me pajisjen mund të ndikohet nga kushtet e mëposhtme:

– Pajisja ose subjekti lëviz.

– Ka një dritë të fortë sfondi, nivele të ulëta drite ose po bëni fotografi brenda.

– Subjekti ose sfondi nuk ka strukturë, ose përbëhet nga një ngjyrë e hapur.

97