Bazat
Kalimi midis ekranit fillestar dhe ekranit të aplikacioneve.
Në ekranin fillestar, lëvizni lart ose poshtë për të hapur ekranin e aplikacioneve. Për t'u kthyer në ekranin fillestar, lëvizni lart ose poshtë në ekranin e aplikacioneve. Ose ndryshe, shtypni butonin Shtëpi ose butonin Prapa.
Ekrani Fillestar | Ekrani i Aplikacioneve |
Lëvizja e artikujve
Shtypni dhe mbani shtypur diçka dhe pastaj tërhiqeni në një vend të ri. Për ta lëvizur artikullin në një panel tjetër, tërhiqeni në anë të ekranit.
Për të shtuar një shkurtore në ekranin fillestar, shtypni dhe mbani shtypur diçka në ekranin e aplikacioneve, dhe pastaj tërhiqeni në krye ose në fund të ekranit. Në ekranin fillestar do të shtohet një shkurtore për aplikacionin.
Gjithashtu mund të lëvizni aplikacione të përdorura shpesh në pjesën në fund të ekranit Fillestar.
42