Cilësimet

Bateria

Kontrolloni energjinë e mbetur të baterisë dhe kohën për ta përdorur pajisjen. Për pajisjet me nivele të ulëta të baterisë, kurseni baterinë duke aktivizuar veçoritë e kursimit të energjisë.

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Mirëmbajtja e pajisjes Bateria.

Koha e mbetur e përdorimit tregon kohën e mbetur para se të mbarojë bateria. Koha e mbetur e përdorimit mund të ndryshojë sipas konfigurimeve të pajisjes dhe kushteve të përdorimit.

Nuk mund të merrni njoftime nga aplikacionet që përdorin metodën e kursimit të energjisë.

Metoda e kursimit të energjisë

MESATAR: Aktivizoni metodën e kursimit të energjisë për të rritur kohën e përdorimit të baterisë.

MAKSIMAL: Në metodën e kursimit maksimal të energjisë, pajisja ul konsumin e baterisë duke aplikuar temën e errët dhe duke kufizuar aplikacionet dhe veçoritë e disponueshme. Lidhjet e rrjetit, përveç rrjetit celular, do të çaktivizohen.

Menaxhimi i baterisë

Mund të kurseni energjinë e baterisë duke mos i lejuar aplikacionet që punojnë në sfond të përdorin energjinë e baterisë kur nuk janë duke u përdorur. Shënoni aplikacionet në listë dhe shtypni KURSIM. Gjithashtu, shtypni Cilësime të avancuara dhe vendosni opsionet Monitori i energjisë për app-et.

Mund ta vendosni pajisjen që të karikojë më shpejt baterinë. Shtypni Cilësime të avancuara dhe shtypni çelësin Karikimi shpjt me kabllo për ta aktivizuar.

179

Page 179
Image 179
Samsung SM-G950FZSASEE, SM-G950FZVASEE, SM-G950FZKASEE manual Bateria, Metoda e kursimit të energjisë, Menaxhimi i baterisë