Bazat

Kapja e ekranit

Bëni një foto ekrani kur e përdorni pajisjen dhe shkruani sipër, vizatoni sipër, pritni ose ndani ekranin e fotografuar. Mund të fotografoni ekranin aktual dhe pjesën e rrëshqitshme.

Fotografimi i ekranit

Përdorni metodat e mëposhtme për të bërë një foto ekrani. Fotot e ekranit do të ruhen në Galeria.

Fotografim me buton: Shtypni dhe mbani shtypur butonin e uljes së volumit dhe butonin energji njëkohësisht.

Fotografim me rrëshqitje: Lëvizeni dorën tuaj majtas ose djathtas mbi ekran.

Nuk është e mundur të bëni një foto ekrani ndërkohë që po përdorni disa aplikacione dhe veçori.

Nëse fotografimi i ekranit me rrëshqitje nuk është i aktivizuar, hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Funksionalitete të avancuara, dhe pastaj shtypni çelësin Rrëshqit me pëllëmbë për të kapur për ta aktivizuar.

Pasi të keni bërë një foto ekrani, përdorni opsionet e mëposhtme në shiritin e veglave në fund të ekranit:

Kapje lundruese: Fotografoni materialin që vazhdon në disa ekrane, si për shembull një faqe interneti. Kur shtypni Kapje lundruese, ekrani do të lëvizë automatikisht poshtë dhe do të fotografohet më shumë material.

Vizato: Shkruani ose vizatoni mbi foton e ekranit.

Prit: Pritni një pjesë të fotos së ekranit. Pjesa e prerë do të ruhet te Galeria.

Bëje të përbashkët: Ndani fotot e ekranit me të tjerë.

Nëse opsionet nuk janë të dukshme në foton e ekranit, hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Funksionalitete të avancuara, dhe pastaj shtypni çelësin Kapje inteligjente për ta aktivizuar.

48

Page 48
Image 48
Samsung SM-G950FZVASEE, SM-G950FZKASEE, SM-G950FZSASEE manual Kapja e ekranit, Fotografimi i ekranit