Aplikacionet dhe veçoritë

Kontrollimi i një përkujtuesi

Nëse keni shtuar përkujtues, përkujtuesi më i fundit do të shfaqet në ekranin fillestar të Bixby. Në ekranin fillestar të Bixby, rrëshqitni lart ose poshtë për të shkuar te karta Përkujtues.

Mund të shikoni informacione të përkujtuesit. Nëse përkujtuesi ka një listë shënimi, mund të plotësoni gjërat një nga një në listë.

Për të parë listën e përkujtuesve, shtypni PËRKUJTESA SË AFËRMI.

Përdorimi i kartave shtesë Bixby

Shikoni ngjarjen më të fundit të krijuar në planifikuesin tuaj. Shtypni një kartë për të parë detajet e saj ose shtypni zonën poshtë detyrës për të parë eventet e tjera të programuara në të njëjtën ditë.

Kontrolloni motin e sotëm për zonën tuaj në kohë reale dhe të shikoni informacione për vendndodhjen tuaj.

Shikoni fotot dhe videot që keni bërë sot.

Shikoni lajmet e përditësuara.

Ndryshimi i listës së kartave Bixby

Për ta ngulur një kartë në krye të ekranit fillestar të Bixby, shtypni Ngulit në krye. Për ta hequr një kartë, shtypni .

Për ta fshehur një kartë nga lista, shtypni Fshihe për momentin.

Për të ndaluar shfaqjen e një karte në listë, shtypni Mos e trego më.

Zgjedhja e aplikacioneve për t'u shfaqur si karta Bixby

Shtoni ose fshini aplikacionet që shfaqen si karta në ekranin fillestar të Bixby.

Në ekranin fillestar të Bixby, shtypni Cilësimet Kartat dhe shtypni çelësat pas artikujve për t'i shtuar ose fshirë ato.

Nëse një aplikacion nuk është i instaluar në pajisje, duhet ta instaloni për ta përdorur. Në ekranin fillestar të Bixby, shtypni Cilësimet App-et me karta dhe pastaj shkarkoni një aplikacion.

73

Page 73
Image 73
Samsung SM-G950FZKASEE manual Ndryshimi i listës së kartave Bixby, Zgjedhja e aplikacioneve për tu shfaqur si karta Bixby