Shtojcë

Rrëshqitja lart ose poshtë në ekranin fillestar: Hapni ekranin e aplikacioneve.

Rrëshqitja lart ose poshtë në ekranin e aplikacioneve: Kthehuni në ekranin fillestar.

Rrëshqitja në çfarëdo drejtimi në ekranin e kyçur: Hapni ekranin.

Rrëshqitja poshtë nga kreu i ekranit: Hapni panelin e njoftimeve.

Gjestet me tre gishta

Shtypja: Filloni leximin e gjërave me zë të lartë nga sipër.

Shtypja dy herë: Filloni leximin nga artikulli tjetër.

Shtypja tre herë: Lexoni tekstin e zgjedhur të fundit dhe kopjojeni në klipbord.

Rrëshqitja majtas ose djathtas: Hapni menunë kontekstuale dhe ecni nëpër opsionet.

Rrëshqitja lart ose poshtë: Ndryshoni tekstin duke lexuar dhe zgjedhur grimcat.

Rrëshqitja lart dhe pastaj poshtë me një lëvizje: Kthehuni në ekranin e mëparshëm.

Rrëshqitja poshtë dhe pastaj lart me një lëvizje: Kthehuni në ekranin fillestar.

Gjestet me katër gishta

Shtypja: Kthehuni në ekranin e mëparshëm.

Shtypja dy herë: Kthehuni në ekranin fillestar.

Shtypja tre herë: Hapni listën e aplikacioneve të fundit.

Përdorimi i menusë kontekstuale

Kur përdorni asistentin me zë, rrëshqitni majtas ose djathtas me tre gishta. Menuja kontekstuale do të shfaqet dhe pajisja do të lexojë opsionet me zë të lartë. Rrëshqitni majtas ose djathtas me tre gishta për të ecur nëpër opsionet. Kur dëgjoni opsionin që dëshironi, rrëshqitni lart ose poshtë për të përdorur opsionin ose rregulloni cilësimet për opsionin. Për shembull, kur dëgjoni Vol. pajisje, mund të rregulloni volumin duke rrëshqitur lart ose poshtë.

208