Shtojcë

Zgjidhja e problemit

Para se të kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung, ju lutem provoni zgjidhjet e mëposhtme. Disa situata mund të mos zbatohen për pajisjen tuaj.

Kur e ndizni pajisjen ose kur po e përdorni atë, ajo ju kërkon të formoni një prej kodeve të mëposhtme:

Fjalëkalimi: Kur të jetë e aktivizuar veçoria e kyçjes të pajisjes, duhet të futni fjalëkalimin që keni caktuar për pajisjen.

PIN: Kur përdorni pajisjen për herë të parë ose kur është e aktivizuar kërkesa për PIN, duhet të futni PIN-in e dhënë me kartën SIM ose USIM. Mund ta çaktivizoni këtë veçori duke përdorur menunë e Kyçjes të Kartës SIM.

PUK: Karta juaj SIM ose USIM është e bllokuar, zakonisht si rezultat i futjes së kodit tuaj PIN shumë herë gabim. Duhet të futni kodin PUK të dhënë nga ofruesi i shërbimit.

PIN2: Kur hapni një menu që kërkon PIN2, duhet të formoni PIN2 të dhënë me kartën SIM ose USIM. Për më shumë informacione, kontaktoni operatorin e shërbimit.

Pajisja juaj shfaq mesazhe gabimesh në rrjet ose shërbim

Kur ndodheni në zona me sinjale të dobëta ose pak valë, mund të humbni sinjalin. Zhvendosuni në një zonë tjetër dhe provoni përsëri. Gjatë lëvizjeve, mund të shfaqen vazhdimisht mesazhe gabimi.

Nuk mund të përdorni disa opsione pa një abonim. Për më shumë informacione, kontaktoni operatorin e shërbimit.

Pajisja juaj nuk ndizet

Kur bateria është e shkarkuar plotësisht, pajisja juaj nuk do të ndizet. Karikojeni plotësisht baterinë para se ta ndizni pajisjen.

223

Page 223
Image 223
Samsung SM-G950FZKASEE, SM-G950FZVASEE manual Zgjidhja e problemit, Pajisja juaj shfaq mesazhe gabimesh në rrjet ose shërbim