Bazat
•Modifikimi i sistemit operativ të pajisjes ose instalimi i softuerëve nga burime jozyrtare mund të shkaktojë keqfunksionime të pajisjes dhe korruptim ose humbje të të dhënave. Këto veprime janë shkelje të marrëveshjes tuaj të licencës me Samsung dhe do të anulojnë garancinë.
•Në varësi të rajonit ose të modelit, disa pajisje kërkohet të marrin miratim nga Komisioni Federal i Komunikimit (FCC). Nëse pajisja juaj është e miratuar nga
Ruajtja e rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit
Pajisja juaj mbështet rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit. Ndiqni me kujdes këto këshilla për të ruajtur rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit të pajisjes suaj. Nëse nuk veproni kështu, mund të dëmtoni pajisjen.
•Mos e zhytni pajisjen në ujë të freskët më thellë se 1,5 m ose mos e mbani të zhytur më shumë se 30 minuta. Nëse e zhytni pajisjen në ndonjë lloj lëngu tjetër përveç ujit të freskët, si për shembull ujë të kripur, ujë të jonizuar, ose pije alkoolike, uji do të futet në pajisje më shpejt.
•Mos e ekspozoni pajisjen në ujë që lëviz me forcë.
•Nëse pajisja ekspozohet në ujë të freskët, thajeni mirë me leckë të pastër e të butë. Nëse pajisja ekspozohet në lëngje të tjera, si për shembull ujë me kripë, ujë të jonizuar ose pije alkoolike, shpëlajeni mirë me ujë të freskët dhe thajeni mirë me leckë të pastër e të butë. Nëse nuk i ndiqni këto udhëzime, mund të ndikohet performanca e pajisjes.
•Nëse pajisja është zhytur në ujë ose mikrofoni ose altoparlanti është lagur, zëri mund të mos dëgjohet qartë gjatë një telefonate. Pasi ta keni fshirë pajisjen me një leckë të thatë, thajeni mirë para se ta përdorni.
•Ekrani me prekje dhe veçoritë e tjera mund të mos punojnë mirë nëse pajisja përdoret në ujë.
•Pajisja juaj është testuar në një ambient të kontrolluar dhe është certifikuar se është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit në situata të caktuara (arrin kërkesat e klasifikimit IP68 siç përshkruhet në standardin ndërkombëtar IEC 60529 - Shkallët e Mbrojtjes të siguruar nga Shtojcat [Kodi IP]; kushtet e testimit:
5