Shtojcë

Mbyllja e të gjithë tingujve

Vendoseni pajisjen që të heshtë të gjithë tingujt e pajisjes, si për shembull tingujt mediatikë dhe zërin e telefonuesit gjatë një telefonate.

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje Dëgjimi, dhe pastaj shtypni çelësin Heshto të gjithë tingujt për ta aktivizuar.

Cilësimet e diçiturave

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje Dëgjimi Titrat Samsung (CC) ose Titrat Google (CC), dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar.

Zgjidhni një opsion për konfigurimin e cilësimeve të diçiturës.

Rregullimi i balancës të zërit

Vendoseni pajisjen që të rregullojë balancën e zërit kur përdorni një kufje.

1

2

3

Lidhni një kufje me pajisjen dhe visheni.

Hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Mundësi hyrje Dëgjimi.

Tërhiqeni shiritin e rregullimit poshtë Balanca tinguj mjt/djtht në të majtë ose në të djathtë dhe rregulloni balancën e zërit.

Audio mono

Dalja mono kombinon zërin stereo në një sinjal që luhet në të gjithë altoparlantët e kufjes me mikrofon. Përdoreni këtë nëse keni vështirësi në të dëgjuar ose kur e keni më të lehtë të përdorni vetëm kufjen e njërit vesh.

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje Dëgjimi, dhe pastaj shtypni çelësin Audio mono për ta aktivizuar.

216