Cilësimet

Cilësimet e Bllokimit të sigurt: Ndryshoni cilësimet e kyçjes së ekranit për metodën e kyçjes së zgjedhur.

Always On Display: Vendoseni pajisjen që të shfaqë një imazh ose informacion ndërsa ekrani është i fikur. Shikoni Always On Display për më shumë informacion.

Informacion dhe FaceWidgets: Ndryshoni cilësimet e artikujve të shfaqur në ekran kur është i fikur ose i kyçur.

Njoftimet: Vendosni nëse doni të shfaqen ose jo materiale njoftimesh në ekranin e kyçur dhe zgjidhni cilat njoftime të shfaqen.

Shkurtoret e app-eve: Zgjidhni aplikacionet për shfaqur shkurtore të tyre në ekranin e kyçur.

Samsung Pass: Verifikoni identitetin tuaj në mënyrë të lehtë dhe të sigurt me anë të të dhënave tuaja biometrike. Shikoni Samsung Pass për më shumë informacion.

Gjej celularin: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë Find My Mobile. Hapni faqen e internetit Find My Mobile (findmymobile.samsung.com) për të ndjekur dhe kontrolluar pajisjen tuaj të humbur ose të vjedhur.

Burime të panjohura: Vendoseni pajisjen që të lejojë instalimin e aplikacioneve nga burime të panjohura.

Dosja e sigurt: Krijoni një folder të sigurt për të mbrojtur materialet dhe aplikacionet tuaja private nga të tjerët. Shikoni Dosja e sigurt për më shumë informacion.

Nisja e sigurt: Mbrojeni pajisjen tuaj duke e konfiguruar që të kërkojë një kod për hapjen e ekranit kur e ndizni pajisjen. Duhet të vendosni kodin e zhbllokimit për ta ndezur pajisjen dhe për të marrë mesazhe dhe njoftime.

Enkripto kartën SD: Vendoseni pajisjen që të enkriptojë të gjitha dosjet në një kartë memorie.

Nëse e rivendosni pajisjen në vlerat fillestare nga fabrika me këtë cilësim të aktivizuar, pajisja nuk do të mund t'i lexojë skedarët tuaj të enkriptuar. Çaktivizoni këtë cilësim përpara se të rivendosni pajisjen.

Cilësime të tjera të sigurisë: Konfiguroni cilësime të tjera sigurie.

182