Bazat

Mbyllni aplikacionet e panevojshme.

Çaktivizoni veçorinë Bluetooth kur nuk e përdorni.

Çaktivizoni veçorinë Wi-Fi kur nuk e përdorni.

Çaktivizoni sinkronizimin automatik të aplikacioneve që duhet të sinkronizohen, si për shembull email-ët.

Ulni kohën e dritës së sfondit.

Ulni ndriçimin e ekranit.

Këshilla dhe masa paraprake për karikimin e baterisë

Kur bateria është e ulët, ikona e baterisë duket bosh.

Nëse bateria është e shkarkuar plotësisht, pajisja nuk mund të ndizet menjëherë kur është lidhur me karikuesin. Lini kohë që bateria e shkarkuar të karikohet për disa minuta para se të ndizni pajisjen.

Nëse përdorni shumë aplikacione njëherësh, aplikacione rrjeti ose aplikacione që duan lidhje me një pajisje tjetër, bateria do të bjerë shpejt. Për të shmangur humbjen e energjisë gjatë transferimit të të dhënave, gjithmonë përdorni këto aplikacione pasi ta keni karikuar baterinë plotësisht.

Përdorimi i një burimi energjie përveç karikuesit, si për shembull kompjuter, mund të rezultojë në shpejtësi karikimi më të ulët për shkak të rrymës elektrike më të ulët.

Pajisja mund të përdoret ndërkohë që po karikohet, por mund të zgjasë më shumë derisa bateria të karikohet plotësisht.

Nëse pajisja merr energji të paqëndrueshme ndërsa karikohet, ekrani me prekje mund të mos funksionojë. Nëse ndodh kjo, shkëputeni karikuesin nga pajisja.

Ndërkohë që karkohet, pajisja dhe karikuesi mund të nxehen. Kjo është normale dhe nuk ndikon në jetëgjatësinë ose performancën e pajisjes. Nëse bateria nxehet më shumë se zakonisht, karikuesi mund të mos karikojë më.

Nëse e karikoni pajisjen ndërsa xheku shumëfunksional është i njomë, pajisja mund të dëmtohet. Thajeni mirë xhekun shumëfunksional para se ta karikoni pajisjen.

Nëse pajisja nuk po karikohet siç duhet, çojeni pajisjen dhe karikuesin në një Qendër Shërbimi Samsung.

18