Cilësimet

2 Vendoseni pjesën e antenës NFC mbi pjesën e pasme të pajisjes pranë etiketës NFC. Shfaqen informacionet nga etiketa.

Sigurohuni që ekrani i pajisjes të jetë i ndezur dhe i zhbllokuar. Përndryshe, pajisja nuk do të lexojë etiketat NFC ose të marrë të dhëna.

Bërja e pagesave me veçorinë NFC

Përpara se të mund të përdorni veçorinë NFC për të kryer blerje, duhet të regjistroheni për shërbimin e pagesës me celular. Për t'u regjistruar ose marrë më shumë informacion nga shërbimi, kontaktoni me operatorin e shërbimit.

1

2

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet dhe shtypni çelësin NFC dhe pagesa për ta aktivizuar.

Prekeni vendin e antenës NFC në pjesën e pasme të pajisjes me lexuesin e kartës NFC.

Për të vendosur aplikacionin standard për pagesat, hapni ekranin e cilësimeve dhe shtypni Lidhjet NFC dhe pagesa Trokit dhe paguaj PAGESA, dhe pastaj zgjidhni një aplikacion.

Lista e shërbimeve të pagesës mund të mos përfshijë të gjitha aplikacionet e disponueshme për pagesa.

163