Cilësimet

Lidhja me një rrjet Wi-Fi

1

2

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet Wi-Fi, dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar.

Zgjidhni një rrjet nga lista e rrjeteve Wi-Fi.

Rrjetet që kërkojnë fjalëkalim shfaqen me ikonën e kyçjes. Formoni fjalëkalimin dhe shtypni

LIDHU.

Pasi pajisja të lidhet me një rrjet Wi-Fi, pajisja do të rilidhet me atë rrjet çdo herë që është i disponueshëm pa kërkuar një fjalëkalim. Për të mos e lejuar pajisjen të lidhet automatikisht me rrjetin, zgjidheni nga lista e rrjeteve dhe shtypni HARROJE.

Nëse nuk mund të lidheni si duhet me një rrjet Wi-Fi, riaktivizojeni veçorinë Wi-Fi të pajisjes suaj ose routerin me valë.

Wi-Fi Direct

Wi-Fi Direct lidh pajisjet direkt përmes një rrjeti Wi-Fi pa kërkuar një pikë aksesi.

1

2

3

Në ekranin e cilësimeve, shtypni Lidhjet Wi-Fi, dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar.

Shtypni Wi-Fi Direct.

Pajisjet e zbuluara janë të renditura.

Nëse pajisja që doni të lidhni nuk është në listë, kërkoni që pajisja të aktivizojë veçorinë e saj Wi-Fi Direct.

Zgjidhni një pajisje me të cilën do të lidheni.

Pajisjet do të lidhen kur pajisja tjetër pranon kërkesën për lidhjen Wi-Fi Direct.

158