Aplikacionet dhe veçoritë
3 Shtypni FTOJ, zgjidhni kontaktet, dhe pastaj shtypni KRYER.
Kur kontaktet tuaja pranojnë kërkesën e ndarjes, historia do të ndahet dhe mund të shtohen më shumë imazhe dhe video në histori nga kontaktet tuaja.
•Për ta përdorur këtë veçori, duhet të verifikohet numri juaj i telefonit.
•Mund të hasni tarifa shtesë kur ndani skedat përmes rrjetit celular.
•Nëse marrësit nuk kanë verifikuar numrat e tyre të telefonit ose nëse pajisjet e tyre nuk e mbështetin veçorinë, do t'u dërgohet një link i skedave me anë të një mesazhi tekst. Marrësit e linkut mund të mos jenë në gjendje t'i përdorin disa veçori. Linku do të skadojë pas një periudhe të caktuar.
Fshirja e historive
1
2
Hapni aplikacionin Galeria dhe shtypni HISTORITË.
Shtypni dhe mbani shtypur një histori për ta fshirë, dhe shtypni HIQ.
Sinkronizimi i imazheve dhe videove me Samsung Cloud
Mund të sinkronizoni imazhet dhe videot e ruajtura në Galeria me Samsung Cloud dhe t'i hapni ato nga pajisje të tjera. Duhet të regjistroheni dhe të hyni në llogarinë tuaj Samsung për të përdorur Samsung Cloud. Shikoni Llogaria Samsung për më shumë informacion.
Hapni aplikacionin Galeria, shtypni →Cilësimet dhe pastaj shtypni çelësin Samsung Cloud për ta aktivizuar. Imazhet dhe videot e bëra në pajisje do të ruhen automatikisht në Samsung Cloud.
111