Bazat
Bateria
Karikimi i baterisë
Karikojeni baterinë para se ta përdorni për herë të parë ose kur nuk është përdorur për periudha të gjata.
1
2
Përdorni vetëm karikuesit, bateritë dhe kabllot e aprovuar nga Samsung. Karikuesit ose kabllot e paaprovuar mund të bëjnë që bateria të shpërthejë ose të dëmtojë pajisjen.
Lidhja e karikuesit në mënyrë të gabuar mund t'i shkaktojë dëme serioze pajisjes. Çdo dëm i shkaktuar nga keqpërdorimi nuk mbulohet nga garancia.
Për të kursyer energjinë, hiqeni karikuesin nga priza kur nuk e përdorni. Karikuesi nuk ka çelës energjie, prandaj duhet ta hiqni atë nga priza elektrike kur nuk e përdorni për të mos shpërdoruar energji. Karikuesi duhet të qëndrojë pranë prizës elektrike dhe të arrihet me lehtësi gjatë karikimit.
Lidheni kabllon USB me përshtatësin USB të energjisë.
Lidheni kabllin USB në xhekun shumëfunksional të pajisjes.
15