Cilësimet
Mundësi hyrje
Konfiguroni cilësime të ndryshme për të përmirësuar aksesibilitetin në pajisje. Shikoni Mundësi hyrje për më shumë informacion.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje.
Menaxhimi i përgjithshëm
Personalizoni cilësimet e sistemit të pajisjes suaj ose rivendoseni pajisjen. Në ekranin e cilësimeve, shtypni Menaxhimi i përgjithshëm.
•Gjuha dhe futja: Zgjidhni gjuhët e pajisjes dhe ndryshoni cilësimet si tastierat dhe llojet e komandave me zë. Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi të gjuhës të zgjedhur. Shikoni Shtimi i gjuhëve të pajisjes për më shumë informacion.
•Data dhe ora: Hapni dhe ndryshoni cilësimet e mëposhtme për të kontrolluar mënyrën se si pajisja shfaq orën dhe datën.
Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar ose nëse hiqet nga pajisja, koha dhe data rivendosen.
•Na kontakto: Bëni pyetje ose shikoni pyetjet e bëra shpesh. Shikoni Samsung Members për më shumë informacion.
•Raporto informacion diagnostik: Vendoseni pajisjen të dërgojë automatikisht informacionet e diagnostikimit të pajisjes te Samsung.
•Informacion marketingu: Vendosni nëse doni të merrni informacione marketingu të Samsung, të tilla si ofertat speciale, dobitë e anëtarësimit dhe lajme.
•Reseto: Rivendosni cilësimet e pajisjes suaj ose bëni një rivendosje të të dhënave të fabrikës. Mund t'i rivendosni të gjitha cilësimet tuaja dhe cilësimet e rrjetit. Gjithashtu mund të vendosni që pajisja të rindizet në një kohë të caktuar për optimizimin e pajisjes.
203