Shtojcë

Ekrani me prekje përgjigjet ngadalë ose jo mirë

Nëse vendosni një mbrojtës ekrani ose aksesorë opsionalë në ekranin me prekje, ekrani me prekje mund të mos funksionojë mirë.

Nëse keni veshur doreza, nëse duart nuk i keni të pastra kur prekni ekranin me prekje, ose nëse shtypni ekranin me objekte të mprehta ose thonj, ekrani me prekje mund të mos funksionojë mirë.

Ekrani me prekje mund të keqfunksionojë në kushte lagështie ose kur ekspozohet ndaj ujit.

Rindizeni pajisjen për të pastruar çdo problem të përkohshëm softueri.

Sigurohuni që softueri i pajisjes tuaj të jetë përditësuar në versionin më të fundit.

Nëse ekrani me prekje gërvishtet ose dëmtohet, vizitoni një Qendër Shërbimi Samsung.

Pajisja juaj ngrin ose has një problem fatal

Provoni zgjidhjet e mëposhtme. Nëse problemi nuk zgjidhet përsëri, kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung.

Rindezja e pajisjes

Nëse pajisja juaj ngrin ose nuk përgjigjet, mund t'ju duhet të mbyllni aplikacionet ose ta fikni pajisjen dhe ta ndizni përsëri.

Rindezja me detyrim

Nëse pajisja juaj ka ngrirë dhe nuk përgjigjet, shtypni dhe mbani shtypur butonin e energjisë dhe butonin e volumit poshtë njëkohësisht për më shumë se 7 sekonda për ta rindezur.

Rivendosja e pajisjes

Nëse metodat e mësipërme nuk e zgjidhin problemin tuaj, bëni një rivendosje të të dhënave të fabrikës.

Hapni aplikacionin Cilësimet dhe shtypni Menaxhimi i përgjithshëm Reseto Ricilësim në parametrat e fabrikës RESETO FSHIJ TË GJITHA. Para se të kryeni rivendosjen e të dhënave të fabrikës, mos harroni të krijoni kopje rezervë të të gjithë të dhënave të rëndësishme të ruajtura në pajisje.

Nëse keni regjistruar një llogari Google në pajisje, duhet të hyni në të njëjtën llogari Google pasi ta keni rivendosur pajisjen.

224

Page 224
Image 224
Samsung SM-G950FZSASEE, SM-G950FZVASEE, SM-G950FZKASEE manual Rindezja me detyrim, Rivendosja e pajisjes