Aplikacionet dhe veçoritë

Dritarja Snap

Mund të zgjidhni një zonë dhe ta ngulni në krye të ekranit dhe të përdorni aplikacione të tjera në dritaren e poshtme.

1

2

Shtypni për të hapur listën e aplikacioneve të hapura së fundi.

Shtypni dhe tërhiqeni kuadron e zonës ku doni ta ngulni.
Për të rregulluar madhësinë e kuadros, tërhiqeni lart ose poshtë.
3 Shtypni KRYER.

Dritarja e aplikacionit të zgjedhur do të ngulet në krye të ekranit. Për ta hequr dritaren, tërhiqeni shufrën midis dritareve të aplikacionit.

4 Në dritaren e poshtme, rrëshqitni lart ose poshtë për të zgjedhur një aplikacion tjetër për t'u hapur.

Samsung Gear

Samsung Gear është një aplikacion që ju lejon të menaxhoni pajisjet Gear që vishen në trup. Kur e lidhni pajisjen tuaj me Gear, mund të personalizoni cilësimet dhe aplikacionet e Gear.

Hapni folderin Samsung dhe hapni aplikacionin Samsung Gear.

Shtypni LIDHU ME GEAR për ta lidhur pajisjen tuaj me Gear. Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin. Shikoni manualin e përdorimit të Gear për më shumë informacion se si ta lidhni dhe përdorni Gear me pajisjen tuaj.

125