Shtojcë

Gjithashtu mund të zmadhoni përkohësisht ekranin duke shtypur ekranin tre herë dhe duke mbajtur shtypur. Ndërsa mbani shtypur ekranin, tërhiqeni gishtin për të eksploruar ekranin. Lëshojeni gishtin për t'u kthyer në pamjen normale.

Tastierat mbi ekran nuk mund të zmadhohen.

Kur është e aktivizuar kjo veçori, performanca e disa aplikacioneve, si Telefon dhe Makine llogaritese, mund të ndikohet.

Zmadhimi i treguesve të mausit ose panelit të prekjes

Zmadhoni treguesin kur përdorni një maus të jashtëm ose panel prekjeje.

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje Shikimi, dhe pastaj shtypni çelësin Mi/ dëftues i fushëprekjes i madh për ta aktivizuar.

Konvertimi i ekranit në metodën e shkallës gri

Shfaqni ngjyrat në ekran si tone gri.

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje Shikimi, dhe pastaj shtypni çelësin Bardhezi për ta aktivizuar.

Kthimi mbrapsht i ngjyrave të ekranit

Përmirësoni shikueshmërinë e ekranit për t'i ndihmuar përdoruesit që të njohin më me lehtësi tekstin mbi ekran.

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje Shikimi, dhe pastaj shtypni çelësin Ngjyra negative për ta aktivizuar.

Rregullimi i ngjyrës

Rregulloni si shfaqen ngjyrat mbi ekran nëse keni vështirësi në dallimin e ngjyrave. Pajisja ndryshon ngjyrat në ngjyra më të dallueshme.

Hapni aplikacionin Cilësimet, shtypni Mundësi hyrje Shikimi Rregullimi i ngjyrës, dhe pastaj shtypni çelësin për ta aktivizuar. Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar procedurën e rregullimit të ngjyrave.

214