●● Zgjedhja e elementit
Mblidhni dhe hapni gishtin tregues sikur klikoni mausin. Mund të zgjidhni meny të televizorit ose të ekzekutoni një funksion. Mbajtja e gishtit tregues të mbledhur është njëlloj si të mbani shtypur një buton në telekomandë.
●● Kthimi në menynë e mëparshme
Bëni një rreth të madh me dorë në drejtim kundërorar për t'u kthyer në menynë e mëparshme.
"" Rrethi i vogël mund të mos njihet nga televizori.
●● Lëvizja në panelin Smart Hub
Lëvizni dorën nga e majta në të djathtë ose nga e djathta në të majtë, njësoj si të ktheni një faqe libri. Mund të lëvizni drejtpërdrejt nga Smart Hub në një ekran paneli tjetër. (Shembull: Paneli SAMSUNG APPS → paneli Në TV)