●● Volumi auto Provo tani

Kur ndërroni kanalet, burimet e videos ose materialin, Volumi auto rregullon automatikisht nivelin e volumit të televizorit, në mënyrë që niveli i volumit të mbetet i njëjtë për të gjitha burimet. Për shembull, nëse kaloni nga një aplikacion videoje në transmetim në luajtës për Blu-ray ose në një kanal televiziv të preferuar, funksioni Volumi automatik mund ta modifikojë volumin deri në 12 db për të balancuar zërin.

Funksioni Volumi auto ka dy cilësime: Normale dhe Natë. Normale aplikon një nivel normal të rregullimit të volumit. Natë aplikon një nivel pak më të ulët volumi dhe është ideal për shikimin e televizorit natën vonë. Nëse dëshironi të përdorni komandën e volumit të pajisjes së lidhur burim për të kontrolluar zërin, çaktivizoni funksionin Volumi auto. Kur përdorni funksionin Volumi auto me pajisje burim, komanda e volumit të pajisjes mund të mos funksionojë siç duhet.

Dëgjimi i audios 3D në Regjim 3D

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Ting. > Audio 3D Provo tani

Teknologjia audio 3D ofron zë tërheqës, që i përshtatet efektit "kërcyes" të videos 3D, duke përdorur perspektivën në komandën e thellësisë së audios.

"" Disponohet vetëm në modalitetin 3D.

Rivendosja e të gjitha cilësimeve të zërit

Ting. > Rikthe tingull. Provo tani

Përdoreni për të rivendosur të gjitha cilësimet e zërit në vlerat fillestare të fabrikës.