Rregullimi i cilësisë së figurës për secilin modalitet figure

Figurë > Drita sfond, Kontrasti, Ndriçimi, Mprehtësia, Ngjyra ose Nuanca (G/R)

Zgjidhni një nga cilësimet për të shfaqur shiritin e tij rrëshqitës. Ndryshoni vlerën e rregullimit me anë të ¡, £. Ndryshoni elementin me anë të <, >. Vlerat e rregulluara i aplikohen burimit dhe modalitetit aktual të figurës.

"" Cilësimet e Ngjyra dhe të Nuanca (G/R) nuk mund të rregullohen kur televizori është lidhur me kompjuter me anë të kabllos HDMI në DVI.

Zgjidhni një Regjim figure dhe rregulloni cilësimet.

●● Drita sfond Provo tani

Rregullon ndriçimin e pikëzave të veçanta. Ulja e ndriçimit redukton konsumin e energjisë.

●● Kontrasti Provo tani

Rregullon kontrastin e ekranit.

●● Ndriçimi Provo tani

Rregullon ndriçimin e përgjithshëm.

●● Mprehtësia Provo tani

Qartëson ose errëson skajet e objekteve.

●● Ngjyra Provo tani

Rregullon intensitetin e përgjithshëm të ngjyrës.

●● Nuanca (G/R) Provo tani

Rregullon raportin e gjelbrës ndaj të kuqes. Rrisni vlerën e të gjelbrës për të forcuar të gjelbrat dhe vlerën e të kuqeve për të forcuar të kuqet.

"" Vlerat e rregulluara ruhen nga televizori për burimin dhe modalitetin aktual të figurës dhe zbatohen sa herë që zgjidhet burimi dhe modaliteti i figurës. Si rrjedhojë, televizori mund të ketë cilësime të ndryshme figure për secilin burim të jashtëm.

Aplikimi i cilësimeve aktuale të figurës te burimet e tjera të hyrjes

Figurë > Apliko modal. e figurës Provo tani

Cilësimin e cilësisë së figurës që keni konfiguruar për televizorin mund t'ia aplikoni të gjitha pajisjeve të jashtme të lidhura me televizorin ose vetëm burimit aktual.

Për t'ia aplikuar cilësimin të gjitha pajisjeve të jashtme të lidhura me televizorin, zgjidhni Gjithë burimet. Për t'ia aplikuar cilësimin vetëm hyrjes aktuale, zgjidhni Burimi aktual.