●● Regjim filmi Provo tani

Optimizon cilësinë e figurës për filma. Zgjidhni këtë modalitet për shikimin e filmave.

"" Ky funksion disponohet vetëm kur shikoni televizor ose kur sinjali hyrës është AV, Component (480i / 1080i) ose HDMI (1080i).

●● Motion Plus Provo tani

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Heq turbullirën dhe dridhjet e forta nga skenat me lëvizje të shpejta. Nëse zgjidhni Person., mund të konfiguroni manualisht funksionin Red. i turbullirës dhe Reduk. i cop. figurës dhe të caktoni LED Clear Motion për figurë më të qartë LED.

""

""

Ekrani i informacionit në televizor tregon rezolucionin dhe frekuencën e sinjalit hyrës (60 Hz), por jo frekuencën që prodhon televizori për figurën që nxjerr me anë të funksionit Motion Plus.

Nëse në ekran ka zhurmë, konfiguroni Motion Plus Fik.. Nëse Motion Plus është Person., mund t'i konfiguroni Red. i turbullirës, Reduk. i cop. figurës, LED Clear Motion dhe Rivend. manualisht.

"" Nëse LED Clear Motion është Ndez në sinjal figure 60 Hz, ekrani mund të dridhet. Red. i turbullirës: Rregullon nivelin e reduktimit të turbullirës nga burimet video.

Reduk. i cop. figurës: Rregullon nivelin e reduktimit të dridhjeve të forta nga burimet video gjatë luajtjes së filmave.

LED Clear Motion: Heq zvarritjen e figurës nga skenat e shpejta me shumë lëvizje për një figurë më të qartë.

Rivend.: Rivendosni cilësimet e personalizuara në vlerat fillestare të fabrikës.

"" Nëse keni aktivizuar Motion Plus dhe më pas shfaqni ekranin INFO, ekrani INFO shfaq rezolucionin dhe frekuencën e sinjalit hyrës të videos (60Hz). Frekuenca nuk është e njëjtë me frekuencën e figurës që televizori shfaq kur Motion Plus është aktiv.

●● LED Clear Motion

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Heq hijet e mbetura nga skenat me lëvizje të shpejta për të ofruar një figurë të pastër.

"" Nëse LED Clear Motion është Ndez në sinjal figure 60 Hz, ekrani mund të dridhet.

●● E zezë kinemaje

Në modalitetin Film, kjo veçori errëson zonat e sipërme dhe të poshtme të figurës për të ofruar shikim më tërheqës.

"" Disponueshmëria varet nga modeli dhe zona përkatëse.