Ndryshimi i modalitetit të figurës dhe rregullimi i cilësisë së figurës

Zgjedhja e modalitetit të duhur të figurës për ambientin e shikimit

Figurë > Regjim figure Provo tani

Modalitetet vijuese të figurës përdorin cilësime të ndryshme kontrasti dhe ndriçimi për shikim më të mirë për ambientin.

"" Kur lidheni me një kompjuter nëpërmjet kabllos HDMI-DVI, mund të zgjidhen vetëm modalitetet Standard dhe Argëtim.

●● Dinamik

Përdoreni këtë modalitet për të pastruar figurën nëse drita e ambientit është shumë e ndritshme dhe e bën ekranin të turbullt.

●● Standard

Ky është modaliteti i paracaktuar që i përshtatet shumicës së ambienteve.

●● Natyral

Ky modalitet është i dobishëm për reduktimin e lodhjes së syve.

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

●● Film

I përshtatshëm për dhoma të errëta, për shikim filmash dhe kur keni lodhje të syve. Errëson ekranin dhe redukton vezullimin.

●● Argëtim

Qartëson pamjet për një shikim më dinamik.

"" Ky modalitet disponohet vetëm kur lidhet me një kompjuter nëpërmjet kabllos HDMI-DVI.