Kufizimet e skedarëve Foto, Video dhe Muzikë

●● Televizori mbështet vetëm pajisje USB MSC (Kategori e ruajtjes në masë). MSC është emërtim kategorie për njësitë USB masive. Llojet e pajisjeve MSC përfshijnë disqet e jashtme, lexuesit e kartave të memories dhe kamerat dixhitale. (Nyjat USB nuk mbështeten.) Këto lloje pajisjesh duhet të lidhen drejtpërdrejt me folenë USB të televizorit. Televizori mund të mos e njohë pajisjen USB ose mund të mos lexojë skedarët në pajisje nëse ajo është lidhur me televizorin nëpërmjet kabllos zgjatuese USB. Mos e shkëpusni pajisjen USB gjatë transferimit të skedarëve.

●● Kur lidhni diskun e jashtëm, përdorni folenë USB (HDD). Ju rekomandojmë të përdorni disk të jashtëm me ushqyesin e vet të rrymës.

●● Disa fotoaparate dixhitale dhe pajisje audio mund të mos përputhen me televizorin.

●● Nëse ka disa pajisje USB të lidhura me televizorin, ky i fundit mund të mos njohë disa prej tyre ose asnjërën. Pajisjet USB që kërkojnë energji të lartë duhet të lidhen në folenë USB [5 V, 1 A].

●● Televizori mbështet sistemet e skedarëve FAT, exFAT dhe NTFS.

●● Pasi të keni renditur skedarët sipas modalitetit të pamjes së dosjes, televizori mund të shfaqë deri në 1000 skedarë për dosje. Sidoqoftë nëse pajisja USB përfshin më shumë se 8000 skedarë dhe dosje, disa skedarë dhe dosje mund të mos jenë të aksesueshëm.

●● Modaliteti i lidhjes PTP (skaj më skaj) disponohet vetëm për kamerat dixhitale. Nëse lidhni celularin inteligjent ose tabletën me televizorin me anë të modalitetit PTP, televizori nuk e njeh atë.

Transferimet e skedarëve në pajisjen ruajtëse

Pajisja ruajtëse që përmban materiale media

Pajisja e synuar

 

 

Pajisja USB

Pajisja DLNA, SugarSync, Dropbox, SkyDrive, Pajisja

celulare

 

 

 

Kamera

Pajisja DLNA

 

 

Pajisja DLNA

Pajisja USB

 

 

SugarSync, Dropbox, SkyDrive

Pajisja USB

 

 

Pajisja celulare

Pajisja USB