Përdorimi i tastierës

Përdorni funksionet e mëposhtme të telekomandës me tastierën Bluetooth ose USB të lidhur me televizorin.

●● Butonat me shigjeta (lëvizja e fokusit), butoni Windows (butoni MENU), butoni i listës së menyve (butoni TOOLS), butoni "Enter" (zgjidh/hap elementin), ESC (butoni RETURN), butonat e numrave (butonat me numra)

●● Butoni F1 (a), F2 (b), F3 ({), F4 (}), F5 ( ), F6 (SOURCE), butoni F7 (CH.LIST), butoni F8 (MUTE), F9/F10 (butonat e volumit), F11 / F12 (butonat e kanalit)

●● Faqe lart/Faqe poshtë: Lëvizni faqet e shfletuesit të internetit lart/poshtë.

●● Mbajtja e tastit "Enter": Në ekranin Smart Hub, navigoni te një artikull dhe mbani tastin "Enter" për të shfaqur menynë Opsionet.

"" Menyja Opsionet varet nga konteksti.

Ndryshimi i tastierave Provo tani

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Zgjidhni Sistemi > Menaxher pajis. > Cilës. e tastierës > Zgjidh tastierën. Caktoni tastierën që do të përdorni.

"" Nuk mund të përdoret më shumë se një tastierë në të njëjtën kohë.

Gjuhët e hyrjes, lloji i tastierës dhe butoni i ndërrimit të gjuhës Provo tani

Zgjidhni Sistemi > Menaxher pajis. > Cilës. e tastierës > Opsionet e tastierës. Disponohen opsionet e mëposhtme: ●● Gjuha e tastierës

Nëse tastiera mbështet shumë gjuhë, zgjidhni cilën gjuhë dëshironi të përdorni nga lista.

●● Lloji i tastierës

Specifikoni llojin e gjuhës së zgjedhur në Gjuha e tastierës.

"" Lista e Lloji i tastierës ndryshon në varësi të gjuhës së zgjedhur në Gjuha e tastierës.

●● Ndërro gjuh. e futjes

Nëse tastiera mbështet shumë gjuhë, zgjidhni nga lista cilin buton do të përdorni për të ndërruar gjuhët.